12 Janar 2025

FMN, ekonomitë e zhvilluara mund të bien përsëri në recesion

Washington, 13 nëntor - Ekonomitë e zhvilluara kanë mundësi të bien përsëri në recesion, nëse hartuesit e politikave nuk marrin shpejt masa për rifillimin e besimit në tregje dhe nxitjen e rritjes ekonomike, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të publikuar të premten.

Raporti i paraqitur në Samitin e G20-ës në Kanë, thekson se si pasojë e ngadalësimit të rritjes së ekonomive të zhvilluara dhe shtimit të presionit financiar, mjedisi ekonomik ndërkombëtar ndodhet përpara sfidave më të mëdha.

\"Dobësia dhe mungesa e vazhdueshmërisë së politikave shtojnë elemente pasigurie, humbin besimin dhe acarojnë tensionin në tregjet financiare,\" citon raporti.

Në raport Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon ekonomitë e zhvilluara që të bëjnë të qartë planifikim të besueshëm financiar afatmesëm si dhe reformat e sektorit financiar, që të zgjidhin problemet dhe të metat që shkaktojnë krizën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)