23 Prill 2025

FMN: Ekonomia turke ka shënuar një rritje të fuqishme

Ankara, 9 dhjetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi shqyrtimin e pikës së 4-t me Turqinë.

FMN-ja bëri të ditur se ekonomia turke ka shënuar një rritje të fuqishme në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së përgëzoi autoritetet turke për qeverisjen e suksesshme gjatë krizës dhe i këshilloi ata për politika më të shtrënguara financiare.

Në deklaratën e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, theksohet se ekonomia turke ka vazhduar të shënojë rritje të fuqishme edhe në gjysmën e parë të 2011-s, fryt ky i reformave strukturore dhe politikave të rinovuara, që Ankaraja zyrtare ka zbatuar gjatë dekadës së fundit.

Përveç kësaj, FMN-ja vuri në dukje se rritja ekonomike po mbështetet gjithnjë e më shumë nga kërkesa e brendshme dhe importi, ndërsa bëri parashikimin se vitin e ardhshëm rritja do të bjerë me 2%.

Pasi tërhiqet vëmendja se borxhi i jashtëm afatshkurtër po rritet me shpejtësi të madhe, në deklaratën e FMN-së sqarohet se ekuilibri financiar i Turqisë vazhdon të përmirësohet dhe borxhi i saj publik ka shënuar rënie në raport me prodhimin e brendshëm bruto.

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e përgëzoi Turqinë për menaxhimin e suksesshëm të ekonomisë gjatë krizës globale dhe nënvizoi se kjo gjë, bashkë me reformat strukturore të ndërmarra më parë, kanë luajtur rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e shpejtë të vendit.

Drejtuesit e FMN-së gjithashtu i bënë thirrje autoriteteve turke që të shtrëngojnë politikat e tyre financiare, në mënyrë që të garantojnë një rënie të butë.

Në fund të deklaratës në fjalë nënvizohet se paria e FMN-së ka mbajtur shënim edhe performancën e fuqishme të sektorit bankar të Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)