18 Nëntor 2024

FMN: Ekonomia iraniane ka arritur të stabilizohet

Teheran, 8 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një raport të tij shkruan se ekonomia iraniane ka kaluar një periudhë të vështirë dhe tashmë është futur në fazën e stabilizuar.

Masud Ahmed kryetari i zyrës për rajonin e LM dhe Azisë Qendrore në FMN, ka thënë se Irani është një prej anëtarëve të rëndësishëm të FMN-së, i cili kohët e fundit ka përpiluar një raport mbi ekonominë iraniane dhe atë e ka vendosur në webfaqen zyrtare të tij.

Ahmed pasi vuri në dukje se sanksionet kanë ndikuar në ekonominë e Iranit tha se ndikimi i këtyre sanksioneve është shtjelluar në raportin e fundit të FMN.

Faktorë të ndryshëm kanë çuar në tkurrjen e ekonomisë iraniane dhe kohët e fundit me uljen e kufizimeve dhe me politikat e qeverisë, janë bërë ndryshime në këtë ekonomi.

Masud Ahmed ndër të tjera tha se për një kohë të gjatë ekonomia iraniane ka qenë ekonomi e fortë dhe me një larmi tepër të mirë.

Veprimtaria e qeverisë iraniane është përqendruar në stabilizimin e ekonomisë, uljen e inflacionit dhe përmirësimin e kushteve të punës me aktivizimin e sektorit privat dhe uljen e varësisë nga nafta, si dhe përmirësimi i ekonomisë së tregut, shtoi ndër të tjera Masud Ahmed kryetari i zyrës për rajonin e LM dhe Azisë Qendrore në FMN. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)