28 Dhjetor 2024

FMN: Ekonomia globale të rritet më tepër se niveli i parashikuar

New York, 22 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se pas daljes nga recesioni, ekonomia globale duhet të rritet më tepër se sa niveli i parashikuar prej 4.2 përqind.

Ekspertët e FMN-së thonë se rigjallërimi ekonomik do të çojë në rritjen e ndjeshme të ekonomisë së Kinës me 10 për qind.  Shtetet e Bashkuara do të kenë një rritje më të ngadaltë prej 3.1 përqind, por më të shpejtë se Evropa prej një përqind.

FMN-ja thotë se përpjekjet e qeverive për të nxitur ekonominë ishin të dobishme, por paralajmëron se rritja e deficitit mund të pengojë rritjen në të ardhmen.  Autorët e raportit thonë se përpjekjet për stimulimin e ekonomisë që u bënë këtë vit duhet të vazhdojnë, por shumë vende duhet të shkurtojnë shpenzimet vitin e ardhshëm.

FMN-ja thotë se për të ruajtur ritmin e rritjes ekonomike botërore, është e nevojshme që vendet me deficit të lartë tregtar, siç janë Shtetet e Bashkuara, të shkurtojnë kërkesën, ndërsa vende si Kina, me suficit tregtar të nxisin kërkesën e brendëshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar po bën gjithashtu thirrje për rregulla më funksionale për financat, përfshirë kërkesën për bankat që të kenë rezerva më të mëdha monetare për të mbuluar investimet e pasuksesshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)