FMN: Ekonomia globale po rimëkëmbet ngadalë
Washington, 10 tetor - Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Legarde, ka tërhequr vërejtjen se ekonomia globale është në një proces rimëkëmbjeje të ngadalshme dhe të pabalancuar.
Më heret gjatë kësaj jave, FMN i zbriti parashikimet e saj për rritjen ekonomike botërore nga 3.6 në 2.9 %.
Legarde, foli edhe për mosarritjen e një marrëveshjeje për borxhin shtetëror amerikan, çka sipas saj mund të ketë pasoja serioze për Amerikën dhe botën.
Sa i përket eurozonës, Legarde tha se, edhepse ka \"përmirësime për daljen nga regresi\", duhet të përfundohet me pastrimin e sistemit bankar në shtetet e zonës.