03 Maj 2024

FMN: Ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqe

Washington, 16 dhjetor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se pikëpamja e ekonomisë botërore është e zymtë dhe se nevojiten veprime nga të gjitha shtetet për ta përmirësuar gjendjen, duke filluar nga vendet evropiane, që po ballafaqohen me borxhet.

Duke folur në Washington, në Departamentin e Shtetit, shefja e FMN-së paralajmëroi se nëse problemet nuk trajtohen me vendosmëri, ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqet që çuan botën drejt Depresionit të Madh të vitit 1930.

Ajo tha se nuk ka asnjë ekonomi në botë që do të mund të krijonte imunitet ndaj krizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)