28 Dhjetor 2024

FMN: Ekonomia globale do të rritet më shpejt këtë vit

New York, 23 prill - FMN-ja thotë se ekonomia globale do të rritet me një nivel më të shpejtë këtë vit, ndërsa vazhdon ta marrë veten nga kriza financiare. Agjencia ndërkombëtare huadhënëse me seli në Washington thotë se tregjet e eknonomive të mëdha në zhvillim si Brazili, Kina dhe India, do të ndihmojnë në rigjallërimin  e ekonomisë globale.

Në raportin më të fundit për parashikimin e ekonomisë botërore, FMN-ja pret një rritje ekonomike prej 4,2 për qind këtë vit. Parashikimi për rritjen në vitin 2011 mbetet 4,3 për qind, i pandryshuar nga ai i janarit.

Drejtori i FMN-së Olivier Blanchard thotë se ekonomia botërore ndodhet në një faze të rëndësishme në përpjekjet e veta të rimëkëmbjes nga kriza globale financiare.

"Depresioni global është shmangur. Ekonomia botërore po e merr veten më mire nga sa mendohej. Ky sigurisht, që është një lajm i mirë".

Zoti Blanchard thekson se ekonomitë në zhvillim po luajnë rol udhëheqës në rrugën e rimëkëmbjes, duke ndihmuar në fuqizimin e rritjes ekonomike botërore, por sfidat mbeten. Mes eknonomive të përparuara, SHBA pritet t’ja kalojë Evropës dhe Japonisë, por do të mbetet pas Kinës dhe vendeve të tjera në zhvillim. Ja si shprehet drejtori i FMN-së Blanchard:

"Konsumatorët amerikanë, të cilët kanë qenë promotorët e ekonomisë para krizës, po tregohen më të matur. Në Evropë, ku bankat luajnë një rol qendror në ndërmjetësimin financiar, sektori i dobësuar i bankave e kufizon dhënien e kredive. Në Japoni, deflacioni është rishfaqur, duke e çuar në rritjen e shkallës së interesit dhe duke rrezikuar rimëkëmbjen e ekonomisë tashmë të dobësuar".

Kina pritet të shënojë një rritje me 10 për qind këtë vit, India 8,8 për qind. Ndërsa ekonomia amerikane parashikohet të rritet me 3,1 për qind. FMN-ja thotë se rritja ekonomike për 16 vende evropiane që përdorin EURON, do të jetë 1 përqind në vitin 2012. Zoti Blanchard thotë se megjithë lajmet e mira, rritjea e qëndrueshme dhe e balancuar e ekonomisë globale nuk do të jetë gjë e lehtë.

"Do të duhet më tepër punë, kryesisht konsolidim fiskal në vendet e përparuara, ripërshtatje të shkallës së shkëmbimit të monedhave, ribalancim të kërkesës në mbarë botën, këto janë sfidat me të cilat do të përballen politikanët gjatë viteve të ardhshme".

Termi konsolidimi fiskal i referohet politikave të pakësimit të deficiteve dhe borxheve qeveritare. Raporti i FMN-së paralajmëron se dështimi i vendeve të ndryshme për të mbajtur nën kontroll borxhin publik në rritje, mund të ketë pasoja të rënda në ekonominë globale.

Zoti Blanchard thotë se zgjidhja e sfidave me të cilat përballen ekonomitë në zhvillim dhe ato të përparuara gjendet tek përshtatja e nivelit të shkëmbimit të monedhave. Ai thotë se ndërsa ekonomitë e zhvilluara përpiqen të mbajnë nën kontroll borxhet dhe deficitin, që do të kishin një ndikim negativ tek rritja ekonomike, ato mund të kenë nevojë që ta lejojnë monedhën e tyre të zhvlerësohet, për të ndihmuar në rritjen e ekporteve, dhe për rrjedhojë edhe në ritjen eknonomike.

Ai thtoë se vendet në zhvillim me ekonomi të mëdha, duhet të bëjnë të kundërtën, ta lejojnë forcimin e monedhës së tyre dhe të pakosojnë eksportet. Zoti Blanchard thotë se është në inetersin e këtyre vendeve ta bëjnë një gjë të tillë, sepse rritja globale do të ndihmojë në mbështetjen e rritjes së ekonomive të tyre./

"Në Kinë, për shembull, nevojitet ulje e eksporteve dhe shtim i konsumit të brendshëm. Ky ndryshim kërkon masa si strukturore për të pakësuar nivelin e kursimeve, si edhe forcimin e monedhës".

Kina ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga SHBA dhe vende të tjera, për ta lejuar monedhën e vet Juanin, të fuqizohet, në mënyrë që vendet e tjera të konkurojnë më lehtë me eksportet kineze. Parashikimi i  ri i FMN-së për rritjen ekonomike u bë i ditur në prag të takimit të udhëheqësve financiarë botërorë në Washington.

Në fundjavë udhëheqësit e financave botërore do të mabjnë bisedime dy-ditore me vendet e Gurpit të 20-shes, një bllok që përfshin vendet më të pasura të botës, si dhe vendet në zhvillim me ekonomi të mëdha, si Brazili, Kina, India dhe Rusia.

Bisedimet e fundjavës pritet të përqëndrohen tek përpjekjet për riorganizimin e sistemeve financiare, ribalancimin e rritjes globale dhe mënyrat për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike më të qëndrueshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)