FMN: Ekonomia e Kinës po ngadalësohet
Washington, 26 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e Kinës po ngadalësohet ndërsa pakësimi i kërkesave për eksportet e saj dhe ribalancimi i prioriteteve brenda vendit po ndikojnë rritjen.
Në një raport sot, FMN-ja pret që rritja në Kinë të ngadalësohet nga më shumë se 9 përqind në 8 përqind këtë vit dhe citon krizën e borxhit në eurozonë si rrezikun e jashtëm kryesor për ekonominë. Por Kina kohët e fundit ka shkurtuar kostot e huave për të nxitur rritjen.
Raporti thotë se Kina ka bërë përparim në uljen e inflacionit gjatë vitit të kaluar, veçanërisht për artikujt ushqimor.
FMNja po e këshillon Kinën të bëjë çështë e mundur për të përmbushur objektivat e rritjes dhe të punojë drejt transformimit të ekonomisë së saj në një model të nxitur nga konsumi i brendshëm dhe jo nga eksportet.