FMN: Ekonomia botërore në një fazë të re të rrezikshme
Washintgon, 21 shtator - Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh ekonominë botërore, nisur nga kriza e euro-s dhe kuinkturën e paralizuar të SHBA-së në një "fazë të re të rrezikshme".
Në vështrimin e fundit FMN, paralajmëron për rrezikun e recesioneve të reja në eurozonë dhe SHBA, krizat e të cilëve nuk do të arrijnë të vihen nën kontroll në hapësirën ekonomike përkatëse.
Të nevojshme janë marrja e hapave vendimtarë në politikë, deklaroi kryeekonomisti i FMN, Olivier Blanchard gjatë prezantimit të prognozave në Uashington.
Për vitin e ardhshëm FMN pret një vetëm një rritje ekomike në gjithë botën në më shumë se 4 për qind, pasi ai në qershor kishte parashikuar me një plus prej 4,5 për qind.
Edhe për Gjermaninë, FMN i uli parashikimet në mënyrë të konsiderueshme.
Ndërsa ekonomistët parashikojnë një rritje produktit kombëtar bruto në 1,3 për qind, ata tani llogarisin vetëm me një plus prej 0,7 për qind.