08 Nëntor 2024

FMN: Ekonomia amerikane do të rritet me 2.3 përqind

Washington, 17 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ngriti paksa parashikimin për rritjen ekonomike në Shtetet e bashkuara për këtë vit dhe për vitin 2018, gjë që pasyron premtimin e administratës së re Trump për të rritur shpenzimet në ushtri dhe infrastrukturë.

Në raportin e saj, FMN-ja parashikon se ekonomia amerikane do të rritet me 2.3 përqind këtë vit dhe pak më tepër vitin tjetër.

Gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se planet e tij për të nxitur shpenzimet, për të ulur taksat dhe shkurtuar rregullat do të rrisin ekonominë me katër përqind.

Raporti i FMN-së thotë gjithashtu se ekonomia globale do të rritet rreth 3.4 përqind këtë vit dhe 3.6 përqind vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)