FMN edhe 4.1 miliardë euro për Greqinë
Athinë, 16 mars - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) lëjoj edhe një pjesë tjetër prej 4 miliardë e 100 milionë eurosh nga kredia që do t'i japë Greqisë, ndërsa i bëri thirrje Athinës që të vazhdojë reformat ekonomike.
Në deklaratën e bërë nga FMN-ja theksohet se është aprovuar edhe rata e katërt e kredisë prej rreth 30 miliardë eurosh, që parashikohet t'i jepet Greqisë.
Sipas kësaj komunikate, është vendosur që Greqisë t'i paraqitet për përdorim pjesa prej 4 miliardë e 100 milionë eurosh nga kredia totale.
Bashkë me këtë ratë, shuma që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka siguruar Greqisë në bazë të marrëveshjes së arritur, kapi vlerën 14 miliardë e 600 milionë euro.
Deklarata e FMN-së thekson gjithashtu se autoritetet e Athinës zyrtare duhet të marrin ende masa të ashpra për reformat ekonomike në Greqi.