FMN e shqetësuar për gjendjen ekonomike të Spanjës dhe Italisë
Washington, 21 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me gjendjen ekonomike në Spanjë dhe Itali.
Sipas një specialist të FMN bëhet e ditur se ky organ i lartë ekonomisë botërore nuk shpreson edhe kaq shumë në ngritjen e ekonomive të këtyre dy vendeve.
Ndërsa një kryeekonomist në Fondin Monetar Ndërkombëtar lëshoi akuza ndaj lidershipit të paaftë dhe u shpreh i turpëruar që punoi në këtë institucion.
Peter Doyle, në një letër dorëheqje adresuar bordit të FMN-së, shpjegoi se pas 20 vitesh punë në institucion, është në gjendje të konstatojë inefikasitetin dhe degradimin e plotë të FMN-së.
Prej dhjetë vitesh, paaftësia, dështimet dhe mungesa e kompetencës në emërimet kyçe e kanë shndërruar Fondin në një institucion krejtësisht të padobishëm, lexohej në letër.
Ndonëse përgjegjësi për shtyp dhe zyrtarë të tjerë të lartë të FMN-së u kontaktuan nga mediat ndërkombëtare, asnjëri prej tyre nuk ishte i gatshëm të jepte komente përpara formulimit të një qëndrimi zyrtar ndaj akuzave.
Doyle, i cili mbante detyrën e këshilltarit të Departamentit Europian, i cili po administron programet e huave madhore për Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën, e konsideroi vonesën e FMN-së në dhënien e paralajmërimeve për krizën e Eurozonës një prej shkaktareve kryesore të krizës që pasoi.