FMN e shqetësuar mbi borxhet e Ukrainës
Kiev, 6 gusht - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është shprehur e shqetësuar mbi borxhet e Ukrainës.
Sipas një raporti të agjencisë franceze të lajmeve FMN thotë se borxhi i Ukrainës pothuajse ka arritur 100% të PBB dhe ky është një fakt tepër shqetësues për ekonominë e këtij vendi.
Në raportin e FMN rreth borxhit të Ukrainës është përdorur termi i përballueshëm por thuhet se duke patur parasysh kontestin në këtë vend, ky nivel i lartë borxhi përbën rrezik për ekonominë e Ukrainës.
Kur FMN përdor termin e përballueshëm do të thuhet se janë krijuar kushtet e nevojshme që të merren masa për të ndihmuar financiarisht vendin që ka situatën e tillë.
Të premte FMN njoftoi për dhënien e kredisë së re prej 1.7 miliard dollarësh për Ukrainën.