FMN e gatshme ta mbështes Kosovën me asistencë teknike
Prishtinë, 14 shtator - Ministri i Financave, Bedri Hamza, sot u takua me Brian Olden, këshilltar për financat publike për Evropën juglindore në Fondin Monetare Ndërkombëtar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në këtë takim janë diskutuar tema të veçanta rreth ofrimit të asistencës teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në fushat ku edhe konsiderohet së janë të nevojshme, si në statistika, planifikimin buxhetor si dhe decentralizimin fiskal nëpër komuna.
Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe tema të tjera me interes të veçantë.