28 Dhjetor 2024

FMN e gatshme për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën

Washington, 19 shtator - Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, u takua me Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN, në Uashington.

Fokusi i diskutimeve ishte ndikimi i pandemisë COVID-19 në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Bajrami dhe Kammer diskutuan për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit veçse të shkëlqyeshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së, duke përfshirë mundësinë e një programi të ri që do të kishte për qëllim mbajtjen e stabilitetit makro-financiar dhe mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës për trajtimin e pandemisë.  

Ministrja Bajrami diskutoi mbi angazhimin e Qeverisë në menaxhimin e ndikimit të pandemisë në financat publike dhe mënyrat për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, si dhe inicimin e reformave strukturore.

Ajo falënderoi FMN-në për mbështetjen e saj përgjatë viteve, përfshirë përmes Instrumentit të Financimit të Shpejtë, i cili u disbursua me shpejtësi në periudhën e shpërthimit fillestar, në muajin prill.

Ajo gjithashtu rikonfirmoi zotimin e Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me FMN-në.

Nga ana tjetër, Kammer përgëzoi autoritetet kosovare për përpjekjet e tyre për trajtimin e sfidave socio-ekonomike si pasojë e pandemisë, si dhe përsëriti gatishmërinë e FMN-së për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën në mbështetje të përpjekjeve të saj në ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal dhe avancimin e reformave për përmirësimin e perspektivës afatgjate ekonomike të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)