FMN e BB strategji te përbashkët për daljen nga kriza e borxheve
Washington, 25 gusht - Në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) vendet e eurozonës u obliguan që të bëjnë krejt çka është e nevojshme për të futur nën kontroll krizën e tyre të borxheve.
Edhe pse gjendja tek vendet anëtare të FMN-së dallon shumë nga njëra tjetra, ekonomitë kombëtare të tyre janë të ndërlidhura ngushtë, thuhet në deklaratën përfundimtare të takimit në Uashington.
Prandaj stabiliteti financiar dhe rritja ekonomike mund të rivendosen vetëm bashkarisht.
Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble paralajmëroi vendet industriale nga kompromiset në luftë kundër borxheve shtetërore:
\"Me seriozitet të madh po shihet që obligimet e marra dhe marrëveshjet të cilat janë të rëndësishme edhe të zbatohen.\"