FMN e BB kërkuan angazhim global për t'i dhënë fund varfërisë
Washington, 22 prill - Banka Botërore(BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bënë thirrje të shtunën për angazhim global për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030, duke nxitur prosperitetin në botë.
"Ne besojmë se kemi një mundësi historike për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme," shprehen dy organizatat në një deklaratë pas takimit në Uashington.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se objektivi global për reduktimin e nivelit të varfërisë ekstreme -- përqindja e njerëzve që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë amerikanë në ditë në 3% deri në vitin 2030 -- është ambicioz.
"Me angazhimin e bashkëpunimin e shumë vendeve e liderëve të botës, kemi shumë besim që do t'i japim fund varfërisë ekstreme," u shpreh presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim gjatë një konference shtypi pas takimit.