15 Maj 2024

FMN dyshon në aftësitë e Greqisë për të dal nga kriza

Washington, 8 janar - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka gjithmonë e më tepër dyshime lidhur me aftësinë e Greqisë për të zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme borxhin e saj gjigant, shprehet e përditshmja gjermane \"Der Spiegel\" e ditës së djeshme.

Sipas një vlerësimi të organizatës të siguruar nga gazeta, Greqisë i duhet ose të përshpejtojë konsolidimin e financave publike ose kreditorëve privatë do t\'u duhet heqin dorë nga një rimbursim më i madh i borxhit nga sa është përmendur deri tani.

FMN-ja përmend gjithashtu një pjesëmarrje më të madhe të vendeve të zonës euro në planin e shpëtimit të Greqisë.

FMN-ja kritikon me forcë mungesën e reformave në Greqi, vazhdon i njëjti burim. Sukseset në mbledhjen e taksave dhe të ardhurat e siguruara nga privatizimet janë shumë më të vogla nga sa pritej.

Ekspertët e FMN-së kërkojnë gjithashtu rishikimin e shifrave kryesore të planeve të shpëtimit përballë keqësimit të ekonomisë greke, gjatë rifillimit të punimeve të Trojkës në mes të janarit.

Greqia mendohet të ketë regjistruar në 2011 një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, prej më tepër se 5,5 për qind.

Shefi i misionit të FMN-së në Greqi ka paralajmëruar në mes të dhjetorit se Greqia duhet të ndalojë rritjen e taksave dhe të zvogëlojë ndjeshëm sektorin e saj publik, përndryshe ekziston rreziku që deficiti publik i vendit të mbetet i pandryshuar në rreth 10 për qind të PBB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)