FMN do ti tubojë guvernatorët e bankave qendrore në Shangaj
Washington, 18 tetor - Organizata e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të mbajë konferencë të nivelit të lartë të guvernatorëve të bankave qendrore, e cila do të mbahet në Shangaj.
Në takimin do të shqyrtohen mënyrat e ndryshme për përballje me krizën botërore financiare.
Të shtunën nga FMN-ja deklaruan se në konferencën e caktuar për të hënën, do të marrin pjesë guvernatorët e bankave qendrore dhe zyrtarë tjerë të Azisë, Afrikës, Evropës, Amerikës së Veriut dhe Jugut.
Banka popullore e Kinës do të jetë nikoqire e konferencën, e cila do të kryesohet nga guvernatori i Bankës Qendrore Kineze, Çzhou Sjaoçuan dhe drejtori i FMN-së, Dominik Shtros-Kan.