FMN do ti ndajë hua BeH-së
Sarajevë, 20 gusht - Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) filloi misionin në Bosnjë e Hercegovinë me qëllim që të vlerësojë zbatimin e reformave për të vazhduar me ndarjen e kësteve nga huaja në lartësi prej 1,5 miliardë eurove, lajmëruan mediumet boshnjake.
Vizita do të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qëllimi kryesor për FMN-në është që të bëhet vlerësim për përmbushjen e politikës dhe dispozitave dhe të arrihet marrëveshje për periudhën e ardhshme, transmeton Bgnes.
Gjatë vlerësimit eventual pozitiv vendi do ta fitojë çerekun e parë të këstit prej rreth 38 milionë euro, që ishte anulluar pas vizitës paraprake të misionit të FMN-së në muajin maj.