FMN do t'i akordojë një miliard euro Qipros

Washington, 4 prill - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do t'i akordojë një miliard euro Qipros në kuadër të planit të shpëtimit të arritur mes Trojkës së kreditorëve ndërkombëtarë dhe autoriteteve të ishullit të Mesdheut, u shpreh drejtoresha e përgjithshme, Christine Lagarde.
Shefja e FMN-së theksoi se autoritetet qipriote kishin zbatuar "një program ambicioz për të përballuar sfidat ekonomike".
Në prag të falimentimit, Qipro arriti një marrëveshje për shpëtimin e ishullit mes zonën euro dhe FMN-së më 25 mars.