07 Nëntor 2024

FMN do të ndihmojë zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës

Washington, 13 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot u takua me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang.

Ministri Bedri Hamza e falënderoj Tao Zhang për pritjen miqësore dhe e informoj për progresin që Kosova ka arritur  në fushën e financave, duke e çmuar me këtë rast ndihmën dhe kontributin e madh në të gjitha aspektet të Fondit Monetar Ndërkombëtar përgjatë tërë këtyre viteve në Kosovë.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua dhe për prioritet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe veprimet që do të merren nga ana e saj me qëllim që Kosova gjatë këtij mandati qeverisës të ketë rritje të përshpejtuar ekonomike.

Në fokus të takimit ishte edhe diskutimi për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. 

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang e falënderoj Ministrin Bedri Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të sinqertë të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar,  si dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)