02 Nëntor 2024

FMN dhe BQK diskutojnë mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit

Prishtinë, 20 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor.

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.

Guvernatori Mehmeti i falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar.

Gabriel Di Bella, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, diskutuan agjendën e përbashkët për muajt e ardhshëm, si dhe  për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet FMN-së dhe BQK-së.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë delegacioni i FMN-së përveç me zyrtarë të BQK-së, do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Delegacioni i FMN-së përfundon vizitën me 26 shkurt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)