20 Nëntor 2024

FMN dhe BE kanë humbur kohë për shpëtimin financiar të Greqisë

New York, 10 qershor - Ekonomisti i FMN-së, Olivier Blanchard në një intervistë të transmetuar për radion publike franceze, "France Inter" ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bashkimi Europian (BE) kanë "humbur kohë" për shpëtimin financiar të Greqisë.

"Në fakt kjo nuk ishte ideale (...) ndoshta kemi humbur kohë", deklaroi ekonomisti francez.

"FMN-ja ka pranuar kohët e fundit se ka bërë gabime të konsiderueshme në planin e parë të shpëtimit për Greqinë, tre vjet më parë", theksoi ai.

"Sigurisht, duhej të ishim gati të rinegocionim borxhin që në fillim, në mënyrë që vendi të dilte më lehtë nga kriza, por në kontekstin evropian të asaj kohe, kushtet nuk ishin gati", shtoi ai.

FMN-ja kishte propozuar në atë kohë një reduktim të borxhit grek, por evropianët ishin kundër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)