FMN dhe BB paralajmërojnë mbi gjendjen ekonomike në Amerikë
Washington, 13 tetor - Në kohën kur BB me anë të një raporti ka paralajmëruar se Amerika po futet në një periudhë tepër të rrezikshme, komiteti për administrimin e krizave të FMN ka kërkua nga Amerika të ndërmarrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e krizës së buxhetit në vend.
Sipas DPA, FMN ditën e shtunë me anë të një deklarate ka deklaruar se gjatë kontakteve që ka patur me Kongresin, nga ky i fundit ka kërkuar zgjidhjen e menjëhershme të krizës dhe të tavanit të borxheve të Amerikës.
Komiteti në fjalë në përfundim të takimit vjetor që u mbajt në Washington, e konsideroi të nevojshme vendimmarrjen për një afat të shkurtër të zgjidhjes së shpejtë të krizës ekonomike.
Në të njëjtën kohë Xhim Jung Kim, guvernatori i përgjithshëm i BB sot në përfundim të takimit vjetor të BB dhe të FMN, paralajmëroi se Amerika është në prag të një periudhe tepër të rrezikshme.
Sipas tij nëse kongresi dhe shtëpia e bardhë nuk bien dakord mbi tavanin e borxheve atëherë ekonomia amerikane do të përballet me uljen e besimit, uljen e ngritjes ekonomike dhe shtimin e interesave.
Më herët ministrat e financave dhe krerët e bankave qendrore të vendeve anëtare të grupit G20 me anë të një deklarate nga Amerika kanë kërkuar të zgjidhë menjëherë krizën e buxhetit.