FMN dhe BB: Ekonomia e Shqipërisë është e dobët
Tiranë, 20 mars - Raporti i vlerësimit të sistemit Financiar në Shqipëri, i realizuar nga ekspertë të Fondit Monetar dhe Bankës Boterore thekson se edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, cekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe.
Raporti, i cili u bë publik sot, vëren se \"politikat zbutëse kanë shterruar, ndërkohë që një pjesë e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën EURO, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme\", shkruhet në raport.
Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve.
\"Bankat zotëerojnë sasi të mëdha të bondeve të emetuara nga qeveria gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të cmimit të borxhit. Bilancet thuhet në raport - jane përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqia dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për tu përballur me goditjet\".
Edhe orientimi i fortë ndaj Euros konsiderohet një burim tjetër dobësie, ndërkohë që vlerësohet se \"rreziku sistemik është rritur së fundmi edhe me krijimin e fondeve të investimit.
Ndërsa këto fonde kanë ndihmuar në diversifikimin e blerësve të bondeve qeveritare, ato nuk janë të monitoruar dhe rregulluar ashtu sic duhet\", vlerësohet në Raport ku propozohen dhe një sërë rekomandimesh të cilat duhet të mbahen parasysh nga autoritetet financiare shqiptare