FMN dhe BB do të bashkëpunojnë me Bankën Aziatike të Investimeve
Washington, 17 prill - FMN-ja dhe Banka Botërore shprehën dëshirën e mirë për të bashkëpunuar me Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII). Deklarata e përbashkët e dy institucioneve financiare ndërkombëtare erdhi në prag të \'Konferencës së Pranverës\' të këtij viti.
Presidentja e FMN-së Christine Lagarde tha se BAII-ja është një propozim tërheqës pasi tani në rajonin e Azisë kërkesa është e lartë, por projektet janë të pakta. Lagarde tha gjithashtu se FMN-ja do të bashkëpunojë me Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore.
Kreu i Bankës Botërore Kim Jim-Yong shprehu kënaqësi për krijimin e BAII-së dhe propozoi mënyrat e mundshme të bashkëpunimit dypalësh. Ai u shpreh se bashkëpunimi mund të realizohet nëpërmjet investimit të përbashkët.
Kim Jim-Yong tha se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Bankës Botërore dhe Kinës po thellohen më tej. \"Banka Botërore shpreson se do të përballojnë së bashku me Kinën problemet e ndërlikuara,\" tha Kim.