FMN dërgon ekipe teknike në Greqi dhe në Qipro
Washington, 29 qershor - Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN bëri të ditur të enjten se do të dërgonte javën e ardhshme, një ekip në Greqi dhe një tjetër në Qipro për të përgatitur terrenin për diskutimet zyrtare mes organizatës dhe këtyre dy vendeve.
\"Duam të dëgjojmë qeverinë e re greke\", deklaroi Gerry Rice, zëdhënës i institucionit duke shtuar se \"objektivat e programit të reformave, për të cilat është angazhuar Greqia, mbeten baza e diskutimeve të ardhshme\".