12 Nëntor 2024

FMN: Brexit mund të shkaktojë rrezikun e uljes së ekonomisë amerikane

Washington, 13 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi të martën një raport, sipas të cilit ekonomia amerikane po përmirësohet, por dalja e Britanisë nga BE-ja ka mundësi të shkaktojë rrezikun e uljes së ekonomisë amerikane.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, FMN-ja i këshillon Rezervës Federale amerikane (Fed) se duhet të shtyjë rritjen e normave të interesit.

Në raportin e FMN-së parashikohet se rritja e ekonomisë amerikane këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të jetë përkatësisht 2.2 % dhe 2.5 %.

Raporti vëren se rreziqet ndaj ekonomisë amerikane përfshijnë rritjen e vlerës së dollarit, prirjen e çmimeve të naftës dhe ndikimin e kësaj prirjeje mbi investimet në sektorin e energjetikës.

Sipas raportit, për arsye të daljes së Britanisë nga BE-ja, tregjet financiare dhe vlera e dollarit do të vazhdojnë të luhaten, duke sjellë rrezikun e rënies së ekonomisë amerikane.

Shefi i Misionit të ShBA-së në FMN Nigel Chalk u shpreh në një telekonferencë me mediat të martën se, pas referendumit të Britanisë, vlera e dollarit nuk u rrit aq sa pritej, ndërsa ulja e fitimeve të bonove kombëtare amerikane pati një ndikim minimal në rritjen e ekonomisë së ShBA-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)