FMN bënë pagesën e këstit të parë prej 5 milionë euro për Kosovën
Prishtinë, 8 maj - Marrëveshja Stand By në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe FMN-së e aprovuar më 27 prill të këtij viti nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, ka filluar që të realizohet sipas dinamikës së planifikuar.
Kësti i parë i shumës sipas Marrëveshjes Stand Bay tashmë është disbursuar në llogarinë e Thesarit në shumën prej 5 milionë Euro dhe është pjesë e shumës së përgjithshme të kësaj Marrëveshje prej 90.97 milion SDR që është ekuivalent me rreth 106.6 milion euro.
Ky është kësti i pare prej 5 milion euro, ndërsa deri në fund të këtij viti do të disbursohen edhe 90 milionë euro të tjera.
Fillimi i zbatimit të Marreveshjes Stand Bay vjen si rezultat i aprovimit nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së te kesaj marreveshje dhe rëndësia e kësaj marrëveshjeje përveç anës financiare për Qeverinë e Republikës së Kosovës ka edhe rëndësinë e cila ka të bëjë edhe me raportet e vendit me organizatat dhe donatorët tjerë.