FMN: Azia, motori i ekonomisë globale
Washington, 14 tetor - Megjithëse ekonomia aziatike po përballet me një prirjeje rënieje, Azia ende është udhëheqësja e ekonomisë globale.
Kështu u shpreh ditët e fundit në një konferencë shtypi në Washington drejtori i Departamentit të Azi-Paqësorit në Fondin Monetar Ndërkombëtar Anoop Singh.
Ai paralajmëroi gjithashtu që tani Azia po përballon sfida, si pakësimi i blerjes së aseteve nga Rezerva Federale amerikane dhe ulja e likuiditeve.
Singh bëri të ditur se ulja e likuiditeve në mbarë botën dhe kufizimet strukturore në tregjet e brendshme po prekin rritjen ekonomike të vendeve aziatike.
Duke folur për ekonominë e 2-të të botës, Singh u shpreh se Kina duhet të nxitë më tej kalimin e modelit të rritjes ekonomike nga modeli i investimeve në modelin e konsumit dhe duhet të nxitë reformat në tregun e kapitaleve dhe tregun e punës.
Sipas tij, Zona e Tregtisë së Lirë e Shangait që sapo ka nisur funksionimin, tregon vendosmërinë e Pekinit për reforma të mëtejshme