23 Dhjetor 2024

FMN: ATK ka bërë arritje në formalizimin e aktiviteteve ekonomike

Prishtinë, 6 nëntor - ”ATK ka bërë arritje në formalizimin e aktiviteteve ekonomike” ishte ky vlerërsimi i dhënë ATK-së nga shefi i FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella gjatë një paraqitje virtuale për media, ku ka dhënë disa rekomandime që do të ndikonin në shumë segmente të sektorit ekonomik.

Di Bella tutje, ka theksuar se Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë punë shumë të  mirë edhe gjatë periudhes së pandemisë në sistemin e deklarimit online, meqë për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe rrezikut që kanosej shumicës së qytetarëve është dashur që pagesat t’i kryejnë në mënyrë elektronike.

FMN është institucion i cili ka mbështetur në kontinuitet ATK-në, përkrahja çdoherë ka qenë në fusha specifike, të cilat kanë avokuar projekte të ndryshme me interes krucial për institucionin e ATK-së karshi tatimpaguesve.

Digjitalizimi i pothuajse 98% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve janë prioritet i vazhdueshëm i ATK-së, ku në këtë drejtim janë duke u zhvilluar edhe dy komponente shumë të rëndësishme, të cilat do të ngrisin në nivel edhe më të sofistikuar ATK-në.

ATK këtë vit shënon edhe 10 vjetorin e lancimit të platformës digjitale të shërbimeve EDI, ku deri më tani, sikurse FMN ashtu edhe shumë institucione tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lartë ATK në zhvillimin e saj në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)