FMN: Asnjë cent më shumë për veteranët e luftës
Prishtinë, 7 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë sërish vërejtje Qeverisë së Kosovës, duke reaguar ndaj premtimeve për beneficione për kategoritë e dala nga lufta.
FMN ja ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Thaçit në lidhje me beneficionet e mundshme për kategoritë e dala nga lufta.
Në një letër dërguar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, FMN ja ka kërkuar nga Qeveria që të mos zotojë asnjë mjet për kategoritë e luftës.
Raportohet po ashtu se FMN ja ka kërkuar edhe ndryshimin e Ligjit të ri për veteranët.