17 Nëntor 2024

FMN aprovon këstin prej 53 milionë euro për Shqipërinë

Tiranë, 26 nëntor - Përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërisë, Nadeem Ilahi informoi dje aprovimin e këstit të radhës për borxhin që do të shpërndajnë në muajin janar, me vlerë 53 milionë euro.

Kjo u bë publike dje në orët e vona në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e dikastereve financiare ne vend. Ilahi tha se ishte optimist lidhur me ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria në fushën e energjisë dhe konsolidimit fiskal.

Kjo konferencë u realizua në fund të vizitës 10-ditore të misionit në Shqipëri. Ilahi pohoi se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit dhe misioni i FMN-së ka arritur një marrëveshje në nivel stafi me qeverinë shqiptare.

“Pritshmëritë tona janë se rritja ekonomike do të jetë rreth 2 për qind, e udhëhequr nga eksportet, prodhimi i naftës, shlyerja e detyrimeve të prapambetura si dhe rimëkëmbja e kërkesës së brendshme”, - tha ai, duke shtuar se aktiviteti ekonomik vazhdon të jetë nën potencial.

Në kahun fiskal, performanca mbetet në linjë me atë që është rënë dakord me autoritetet dhe është në përgjithësi e kënaqshme. Edhe në 2015-n pritet të ketë ulje të borxhit publik. Ilahi tha se edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë duhet të vazhdojë të mbështesë politikat ekonomike.

Duke deklaruar sipas tij, se ka shenja të rritjes së kreditimit, por ajo mbetet e ulët. Gjithashtu, sipas FMN-së, ka një mungesë të dëshirës së sistemit bankar për të marrë përsipër risk, ndaj është e nevojshme reforma në drejtim të zbatimit të kontratave.

Lidhur me politikat për energjinë, Ilahi tha se janë bërë hapat e parë të rëndësishëm në zbatimin e reformave në këtë sektor. Stafi i FMNsë mirëpret planin e qeverisë për t’u dhënë kompensim shtresave të varfra.

 Nadem Ilahi theksoi: “Ne kemi arritur marrëveshje me qeverinë për rishikimin e dytë dhe të tretë të programit të fondit, që do t’i paraqitet bordit të FMN-së, dhe pas miratimit do të lëvrohet kësti i radhës, deri nga fundi i janarit”.

Shuma e lëvruar do të jetë 53 milionë euro. Ilahi tha se FMN-ja i qëndron parashikimit për rritje ekonomike prej 3 për qind vitin e ardhshëm, pavarësisht mjedisit të dobët të jashtëm.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)