FMN, alarm për nivelin e lartë të papunësisë tek të rinjtë
Washington, 24 mars - Për një kohë të gjatë, papunësia në gjithë botën qëndron në një nivel të lartë, sidomos tek të rinjtë ajo është kthyer në një problem shqetësues.
Kambanat e alarmit bien nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, një ditë më parë.
Sipas një raporti të FMN-së mbi perspektivën e ekonomisë botërore, në mbarë botën ka 205 milionë njerëz të papunë, shifër kjo 30 milionë më shumë se në vitin 2007.
FMN-ja këshillon se vendet e ndryshme duhet të forcojnë mbështetjen me politikat makroekonomike, përmirësimit të sistemit ekonomik dhe përsosjen më tej të praktikave mbi tregun e punës.