16 Maj 2024

FMN akoma e sheh ekonominë në rrezik

Washington, 26 dhjetor - Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde ka kërkuar prej evropianëve më shumë vendosmëri në luftimin e krizës së borxheve.

Ekonomia botërore është në një gjendje të rrezikshme, deklaroi Lagarde në një intervistë duke shtuar se në samitin e 9 dhjetorit nuk janë prekur të gjitha temat e rëndësishme.

Evropianët duhet të flasin me një zë, deklaroi shefja e FMN-së. 17 vendet e eurozonës dhe gjashtë vende të gjera kanë rënë dakord për masat që duhen ndërmarrë për frenimin e borxheve, ndërsa Britania e Madhe i ka refuzuar këto plane.  


Kurse specialisti francez i ekonomisë, Alen Fransho tha se burimi i krizës ekonomike në Evropë gjendet në falimentimin e bankave dhe kompanive të kreditit të SHBA.

Analisti politik i gazetës 'Le Monde' ka shkruar se kriza ekonomike në SHBA është transferuar edhe në vendet e Evropës dhe Amerika duhet të merr pjesë në zgjidhjen e kësaj krize, përndryshe Evropa mund të përballet edhe me pasoja shumë më të rënda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)