FLO dhuron 163 palë këpucë për dyqanet e bamirësisë së Teshaveshës
FLO është brend ndërkombëtar i këpuceve nga Turqia, brend i cili tashmë operon edhe në Kosove me dy pika te shitjes në Fushë Kosovë dhe në Prizren. FLO është njera ndër brendet e pakta e cila ofron modele te shumta për femra, meshkuj dhe femijë duke i’u përshtatur stilit të secilit me llojllojshmëri të madhe të produkte.
“Duke dhuruar produkte të veshëmbathjes, kompania ‘FLO’ ndikon jashtzakonisht shumë në ngritjen e shitjeve të dyqanit të bamirësisë, kështu duke ndihmuar në ngritjen e fondeve për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Për më tepër, ndikon në ngritjen e cilësisë së produkteve që iu ofrojmë klientelës sonë si dhe laramani të nevojshme të produkteve’, u shpreh Janinë Mehmeti nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Dyqanet e bamirëse ‘Teshavesha’ pranojnë dhe shesin rroba të përdorura nga qytetarët, ndërsa fondet e mbledhura shkojnë për programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal ofrimit të Pap Testeve Falas dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna”. Përmes këtij donacioni të majmë, FLO është shembull i përgjegjësisë sociale për brendet dhe bizneset e tjera në vend.
Teshavesha riciklon rreth 2,100 kg tekstili në muaj, dhe rreth 25,200 kg tekstili në vit kështu duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit. Me anë të fondeve të mbledhura nga Teshavesha jetët e rreth 1000 foshnjave në Kosovë janë shpëtuar si rezultat i përdorimit të medikamentit Survanta, dhe rreth 3000 gra kanë përfituar duke qenë pjesë të ligjeratave falas në Qendrat Informuese Për Shëndetin e Gruas, ‘Klasat për Nëna