Fitime rekord të bankave ruse në vitin 2011
Moskë, 20 janar - Bankat ruse, në bazë të rezultateve të vitit 2011, kanë arritur të nxjerrin një fitim rekord prej 848 miliardë rubla apo 28 miliardë dollarë, kundrejt shumës 538 miliardë rubla (18 miliardë dollarë) të një viti më parë.
Aktivet e bankave ruse në vitin 2011 u rritën me 23.1%. Për këtë njoftoi sot Banka Qendrore e Rusisë.