Fitch vlerësoi me notën "AAA" borxhin e Gjermanisë
Berlin, 9 gusht - Agjencia e vlerësimit Fitch vlerësoi dje me notën "AAA" borxhin afatgjatë të Gjermanisë, vlerësimi më i mirë i mundshëm duke theksuar zhvillimin buxhetor të vendit dhe fuqinë e ekonomisë.
"Nota për Gjermaninë pasqyron faktin se qeveria i ka tejkaluar objektivat e saj buxhetore kyçe për rënien e borxhit", theksoi Fitch në një komunikatë.