Fitch uli rejtingun e bankave më të mëdha të Francës
Paris, 19 korrik - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch uli rejtingun afatgjatë të bankave më të mëdha të Francës - Credit Agricole, Societe Generale, Groupe BPCE, Dexia dhe Dexia Credit Local - deri në \"A\" nga \"A+\", njoftohet në shërbimin për shtyp të Agjencisë.
Këto veprime pasuan uljen e vlerësimit të Francës më 12 korrik, si rezultat i parashikimeve të reja për borxhin kombëtar, rritjes së papunësisë, ritmeve të ngadalta të ripërtëritjes së ekonomisë dhe rënies së PBB-së në vitin 2013.