23 Dhjetor 2024

Fitch uli parashikimin për rritjen ekonomike globale për vitin 2022

New York, 21 mars - Në një raport të publikuar të hënën, agjencia ndërkombëtare për vlerësim kreditor Fitch uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike globale për vitin 2022 nga 4,2 në 3,5 për qind.

Agjencia thekson se procesi i rimëkëmbjes pas pandemisë së koronavirusit është ndikuar nga problemet në zinxhirët e furnizimit, gjë që nxit inflacionin.

"Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ekonomike ndaj Rusisë kanë rrezikuar furnizimet globale të energjisë. Nuk ka gjasa që sanksionet të hiqen së shpejti", shtoi Fitch.

Duke kujtuar se Rusia plotëson 10 për qind të nevojave të botës për energji, Fitch tha se rritja e çmimeve të naftës dhe gazit do të rrisë më tej kostot e industrisë dhe do të ulë të ardhurat reale të konsumatorëve.

Agjencia uli gjithashtu vlerësimin e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për vitin 2023 me 0,2 pikë përqindje në 2,8 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)