Fitch ulë rejtingun e kreditit të Greqisë nga CCC në C
Athinë, 23 shkurt - Kompania e shërbimeve financiare Fitch e uli rejtingun e kreditit afatgjatë të Greqisë nga CCC deri në nivelin e paradefault-it C, thuhet në njoftimin e Agjencisë.
Fitch mendon se këmbimi i obligacioneve qeveritare të Greqisë, të cilat i përkasin sektorit privat, në rast të përfundimit të tij do të bëhet bazë për njohjen e default-it të Greqisë.
"Fitch" deklaron se vendi i zhytur në borxh ka shumë të ngjarë të falimentojë ndaj detyrimeve financiare, edhe pse mori paketën e re të ndihmave nga Evropa.
"Fitch" tha se ka zbritur me dy shkallë nivelin për Greqinë duke e çuar atë në statusin më të ulët. Kompania e morri këtë veprim pasi Greqia siguroi një paketë të re 172 miliardë dollarëshe të shpëtimit dhe negocioi një ulje prej 142 miliardë dollarësh të borxhit që i ka institucioneve financiare.
Ndërsa Greqia ka arritur një marrëveshje të përgjithshme për eliminimin e më shumë se gjysmës së borxhit që i ka kreditorëve privatë, duhet tani të negociojë termat specifike me bankat individuale dhe investitorët e tjerë.