Fitch ul notën e kredisë se Qipros së Jugut
Nikozia, 5 qershor - Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kredisë Fitch, notën e kredisë afatgjatë për monedhën e huaj e ka ulur nga B në B-, ndërsa panoramën e notës e ka përcaktuar të jetë negative.
Pjesa greke e Qipros notën afatgjatë të kredisë për monedhën e huaj nga 26 marsi e këtej është ndjekur nga Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit e Kredisë Fitch e cila ka thënë se pala greko-qipriote nuk është fleksibël ndaj goditjeve të jashtme dhe të brendshme.
Në deklaratë thuhej se marrëveshja e bërë me Bashkimin Evropian nuk është duke u zbatuar në nivel të mjaftueshëm dhe rreziqet në sektorin bankar edhe vijojnë.
Fitch parashikon që borxhi publik në pjesën greke të Qipros deri në vitin 2015 të arrijë nivelin maksimal duke shkuar në 126% të Produktit të Brendshëm Bruto.