19 Nëntor 2024

Fitch ul notën e borxhit të Kroacisë në BB+

Zagreb, 21 shtator - Agjencia e vlerësimit financiar, "Fitch" uli sot notën e borxhit të Kroacisë nga BBB- në BB+.

"Fitch' justifikon vendimin e saj me degradimin e perspektivës buxhetore të vendit dhe me kontraktimin e ekonomisë", sipas një komunikate.

Agjencia e vlerësimit rishikoi parashikimet e saj për deficitin e vendit dhe që pritet të arrijë në 4,7 për qind të PBB-së këtë vit, kundrejt 3,9 për qind, që pritej më parë.

"Fitch" pret tashmë një kontraktim të ekonomisë kroate në 0,9 për qind në vitin 2013, ndërsa shpresonte një progres në 0,3 për qind.

Kroacia, ish-republikë jugosllave, u anëtarësua në Bashkimin Evropian më 1 korrik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)