Fitch ul bonitetin e pesë vendeve të Eurozonës
Madrid, 28 janar - Agjencia e vlerësimit të besueshmërisë kredituse Fitch ka ulur bonitetin e pesë vendeve të Eurozonës, ndër të tjera edhe të Italisë dhe Spanjës.
Boniteti ekonomisë së tretë më të madhe të Eurozonës Italisë u ul me dy nota, po ashtu edhe i Spanjës, ekonomisë së katërt më të madhe në Eurozonë.
Edhe boniteti i Sllovenisë u ul me dy nota. Për Belgjikën dhe Qipron boniteti u ul me një notë.
Vlerësimi i bonitetit të Irlandës nuk u ndryshua. Besueshmëria kredituese e të gjashtë vendeve u vlerësua nën premisa të një zhvillimi negativ në të ardhmen.
Fitch i kishte vendosur nën vëzhgim më të hollësishëm gjashtë vendet në muajin dhjetor dhe që atëherë vlerësonte vazhdimisht notën e bonitetit.