19 Maj 2024

Fitch: Thellohet kriza evropiane e borxhit

New York, 25 korrik - Një agjenci e rëndësishme shërbimesh financiare thotë se shqetësimet mbi krizën në eurozonë dhe parashikimet negative në sferën e kreditit vazhdojnë të pengojnë rimëkëmbjen ekonomike globale.

Agjencia Fitch Ratings me qendër në New York tha sot në një raport se parashikimet negative për kreditin thuajse janë dyfishuar në gjashtë muajt e fundit në sektorët e ndryshëm financiarë.
 
Agjencia thotë se rrënja e problemit është thellimi i krizës evropiane të borxhit. Fitch Ratings thotë se shqetësimet për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona, që do të kishte pasoja shkatërrimtare, janë zbutur pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit në Greqi.

Por ajo paralajmëron se kriza mund të vazhdojë deri sa udhëheqësit evropianë të dalin me një plan të besueshëm për një integrim më të madh.

Ndërkohë, Spanja po përballet me presione të reja financiare. Kostoja e saj e huamarrjes po rritet dhe tregu i saj i aksioneve është në rënie mes shqetësimeve se ky vend mund të ketë nevojë për një paketë ndërkombëtare shpëtimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)