12 Janar 2025

Fitch sheh në rrezik kredibilitetin e ekonomisë së SHBA-së

Washington, 29 nëntor - Për shkak të borxhit të madh shtetëror të SHBA-së agjencia e vlerësimit ekonomik Fitch e sheh në rrezik notën maksimale për kredibilitetin e vendit.

Agjencia e vlerësimit konfirmoi në fakt njëherë për njëherë vlerësimin "AAA" për obligacionet amerikane, por perspektivën e besueshmërisë e uli nga "stabile" në "negative".

Kësisoj duket e mundur që vlerësimi në dy vitet e ardhshme të ulet.

Borxhi shtetëror i SHBA-së qe rritur së fundi në më shumë se 15 bilionë dollarë, çka përbën rreth 100 për qind të kapacitetit ekonomik vjetor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)