"Fitch Ratings" vlerëson me AAA borxhin e SHBA-së
New York, 17 gusht - Agjencia e vlerësimit ekonomiko-financiar "Fitch Ratings" konfirmoi sot notën maksimale "AAA" për borxhin e SHBA-së.
Raporti u publikua më pak se një javë pasi "Standard & Poor`s" vendosi ta ulë këtë notë me një shkallë, duke shkaktuar tërmet në tregjet financiare.
Kjo notë rezulton me një perspektivë të qëndrueshme, gjë që tregon se "Fitch" nuk parashikon ta ndryshojë atë brenda një periudhe kohore afatmesme.
Vendimi "Standard & Poor`s" për të ulur vlerësimin ngjalli reagime të forta në Shtetet e Bashkuara.