Fitch parashikon uljen e vlerësimit për 6 vende të eurozonës
Bruksel, 19 dhjetor - Agjencia e vlerësimit financiar Fitch Ratings njoftoi se parashikon uljen e vlerësimit për borxhet sovrane të gjashtë vendeve të zonës euro, Spanjë, Itali, Belgjikë, Slloveni, Qipro dhe Irlandë.
Ky vendim do të thotë se vlerësimet e këtyre vendeve nën mbikëqyrje mund të ulen deri në fund të janarit 2012, bën të ditur agjencia, e cila shton se parashikon ulje me një deri dy shkallë. Këto vende ishin me perspektivë negative.