Fitch: Maqedonia me rejting stabil kreditor
Shkup, 25 mars - Agjencia për vlerësimin e rejtingut kreditor Fitch, ka konfirmuar se Maqedonia ka stabilitet kredito, në kohën kur zvogëlohet rejtingu i ekonomive të fuqishme si Rusia, Turqia, Serbia, Kroacia.
Në raport është vlerësuar deficiti i mesatar buxhetor, si dhe borxhi i ulët shtetëror. Siç thekson agjencia, borxhi shtetëror do të qëndrojë në nivel të matur prej 36 deri 37 për qind deri në vitin 2015.
Agjencia nënvizon se Qeveria vazhdon me investime kapitale dhe se investimet e huaja po rriten dhe jashtëzakonisht kontribuojnë për rritje të eksportit, që çon deri në konfirmim të projeksionit të Qeverisë për rritje prej 3,5 për qind të ekonomisë për vitin 2015.
Lidhur me biznes klimën, në raport thuhet se Maqedonia theksohet në kushtet që i ofron për zhvillim të biznesit.
Në sektorin bankar agjencia kreditore vlerëson se është mirë i kapitalizuar, ndërsa valuta shtetërore është stabile.
Lidhur me gjendjen në skenën politike në vend, Fiç thekson se pret që partia qeveritare VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet vijuese ta rrisë numrin e deputetëve dhe vlerëson se zgjedhjet do të mbahen në atmosferë të qetë dhe nuk do të kenë ndikim negativ ndaj gjendjes politike.